Kronikë e zezë

Tërhiqen trupat e turistëve rusë, ambasada: Do t`u bëhet ekspertizë në Rusi nëse është nevoja

Tërhiqen trupat e turistëve rusë, ambasada: Do t`u bëhet

Ambasada ruse ka njoftuar tërheqjen e katër trupave të pajetë që u gjetën në një resort në Shqipëri fundjavën e kaluar.

“Në mëngjesin e hershëm të 22 tetorit trupat e pajetë të shtetasve rusë, të cilët humbën jetën në 15 tetor në territorin e Republikës së Shqipërisë, u nisën në Rusi me një fluturim të rregullt.

Sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.

Shpresojmë në marrjen sa më të shpejtë të përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare, si edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm të ngushtë të organeve ligjzbatuese ruse dhe shqiptare për sqarimin e rrethanave të tragjedisë”, shkruhet në njoftim.

Vdekja e katër turistëve është ende e paqartë. Ata ishin familje: babai, nëna, vajza dhe i fejuari i saj. Kërkuan të shkonin në SPA-në e hotelin dhe specifikisht hynë në sauna. Aty ku u gjetën edhe të pajetë disa orë më vonë.