Kronikë e zezë

Efektivi i FNSH-së vritet aksidentalisht nga djali i tij 7 vjeç. Po luante bilardo me miqtë

Efektivi i FNSH-së vritet aksidentalisht nga djali i tij 7 vjeç. Po

Një ngjarje e rëndë u shënua mesditën e sotme në zonën e Saukut në Tiranë, ku një efektiv i FNSH-së, R.Bicerri, 39 vjeç, është vrarë aksidentalisht nga djali i tij i mitur me armën e shërbimit.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal ku punonjësi i policisë ka qenë duke luajtur bilardo me miqtë e tij.

I biri duke përfituar nga mungesa e vëmendjes së të atit ka marrë armën duke qëlluar një herë, gjuajtje që rezultoi fatale për efektivin.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik.

"Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën "Shyqyri Brari", pranë Kopështit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë" - njofton policia.

Grupi Hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.