Kronikë e zezë

Tiranë/ Vritet me armë zjarri 49-vjeçari në një lokal në Selitë

Tiranë/ Vritet me armë zjarri 49-vjeçari në një lokal

Një 49-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Tiranë. Policia e ka indentifikuar viktimën si Edmond Papaj, banues në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Fadil Bodinaku në Selitë, brenda një lokali ku 49-vjeçari është qëlluar disa herë me plumba.

“Është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Edmond Papaj. Ka ndërruar jetë prej plagëve të marra në spital. Ishte banues në Sarandë. Policia është duke hetuar rrethanat e ngjarjes.”- tha policia