Kronikë e zezë

Trafikonin për 100-300 euro emigrantë nga Lindja e Mesme! Goditet banda shqiptare, mes tyre dy vajza

Trafikonin për 100-300 euro emigrantë nga Lindja e Mesme! Goditet

Gjashtë persona, mes tyre dy vajza, u arrestua nga policia pasi trafikonin ilegalisht emigrantë nga Lindja e Mesme, në Shqipëri dhe më pas drejt vendeve të BE-së.

Të arrestuarit janë: Ali Osmanaj, 36 vjeç, Aida Velcani, 39 vjeçe, Mentor Isufi, 30 vjeç, Ardit Pinderi, 21 vjeç, Melinor Pinderi, 19 vjeç dhe Anamaria Begaj, 20 vjeçe.

Sakaq, se policia i ka sekuestruar rreth 12 mijë euro dhe një armë zjarri.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë në Greqi, Turqi dhe Lindjen e Mesme, për një periudhë 9-mujore kanë organizuar dhe drejtuar veprimtarinë kriminale të trafikimit të personave me origjinë nga Lindja e Mesme në Greqi, Shqipëri deri në përcjelljen e tyre drejt kufirit me Malin e Zi, Kosovën, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Gjatë ndjekjes së këtij procedimi penal janë dokumentuar rreth 4 raste të trafikimit të personave nga ky grup dhe sipas të dhënave këta persona merrnin nga 100-300 euro për çdo emigrant nga Bilishti në Tiranë dhe nga Tirana në drejtim të Kukësit ose Shkodrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shtetasit A. O., A. V. dhe M. I. janë kapur në flagrancë në afërsi të rrethrrotullit të TEG-ut duke transportuar me automjetet 5 emigrantë të paligjshëm nga Maroku.

Gjatë këtij operacioni policor janë mundur të sigurohen prova materiale të përfitimeve të këtyre personave.