Kronikë e zezë

Tragjedi në Tiranë, dy vëllezër të mitur mbyten në Liqenin e Prushit

Tragjedi në Tiranë, dy vëllezër të mitur mbyten në

Mateo 14 dhe Klevis Taku, 10 vjeç, dy vëllezër, po luanin si cdo pasdite bashkë me shokët e tyre buzë liqenit të Prushit në Tiranë me një litar të lidhur në një pishë aty pranë, përmes të cilit kapeshin dhe rrëshqisnin në ujë.

Por dita e sotme u kthye në tragjedi për familjen Taku në Vaqarr, e cila ka humbur dy fëmijët e saj në liqen. 14-vjeçari është futur në liqen për të shpëtuar vëllanë e vogël Klevis, por asnjëri nuk ka mundur dot të dalë prej ujit i gjallë.

Policia në informacionin e saj të përditësuar bën të ditur se trupat e të miturve u nxorën nga liqeni pak pas raportimit për mbytjen e tyre.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.