Tragjike në Baldushk! Vetëvritet 21-vjeçari

E Shtunë 20 Shkurt 2021, 20:57
TiranaPost
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Kakunjë të Baldushkut, ku një 21-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u varur.
Policia po heton për të zbardhur motivet e aktit të rëndë.
Njoftimi i Policisë:
Me datë 20.02.2021, në fshatin Kakunjë, Njësia Administrative Baldushk, dyshohet se është vetëvarur në një pemë shtetasi R. K., 21 vjeç.
Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranapost.al