Kronikë e zezë

Tragjike në Durrës! Gjendet trupi i një 50-vjeçari të mbytur në breg të detit

Tragjike në Durrës! Gjendet trupi i një 50-vjeçari të

Policia e rrethit Durrës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm rreth orës 7:30 është gjendur në bregun e detit trupi i pajetë i një burri ende të paidentifikuar, që besohet të ketë qenë rreth moshës 50 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk ka shenja të dukshme dhune. Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 06.02.2021, në orën 07:30, në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranapost.al