Kronikë e zezë

Tronditet Kombinati/ Nënë e bijë gjenden pajetë në shtëpi: Ishin praktikante të Jehovait

Tronditet Kombinati/ Nënë e bijë gjenden pajetë në

Nënë e bijë janë gjetur të pajeta pasditen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë. Viktimat raportohet se janë Zhaneta dhe Anisa Josifi, ndërsa vajza tjetër e familjes, Blerta, është në gjendje të rëndë në spital.

Sipas informacionit zyrtar të Policisë, pasditen e sotme shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr.6 se në rrugën "Hamdi Cenoimeri", motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses dhe pasi kanë hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen 56-vjeçaren dhe vajzën e saj 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër rreth 34 vjeçe u gjet me shenja jete dhe u dërgua në spital.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar. Ndërkohë disa media raportojnë se, nëna dhe vajzat ishin praktikante te Jehovait.

Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.