Kronikë e zezë

Trupat që u gjetën në Firence janë të bashkëshortëve shqiptarë. Kërkohet i biri: Ishte i fundit që i takoi

Trupat që u gjetën në Firence janë të

Dy trupat që u gjetën të copëtuar në katër valixhe pranë burgut Solliccian, sipas mediave italiane është verifikuar nga autoritetet se i përkasin bashkëshortëve shqiptarë, Shpëtim dhe Floresha Tasho, të zhdukur që prej vitit 2015.

Trupat që u gjetën në Firence janë të

“Corriere della Sera” raporton se, autoritetet kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar djalin e tyre 33-vjeçar Tulant Pasho. Arsyeja lidhet me dyshimin se ai është ndoshta personi i fundit që ka takuar prindërit e tij 62 dhe 60 vjeç, kur ishin gjallë.

Ajo që mbetet akoma një enigmë është ajo që që ndodhi atë 2 nëntor 2015, kur djali i çiftit të vrarë u lirua nga burgu. A i ka takuar prindërit për herë të fundit?

Trupat që u gjetën në Firence janë të

Emisioni italian “Chi l'ha visto?” ka zbuluar një detaj të rëndësishëm, që mund të jetë edhe motivi i vrasjes. Mbrëmjen e djeshme në emision u bë me dije se pas vrasjes, çiftit shqiptar i mungonte një shumë prej 40 mijë eurosh. Këtë shumë parash e kishte përfituar Shpëtim Pasho si dëmshpërblim për një aksident që kishte pësuar në Shqipëri.

Trupat që u gjetën në Firence janë të

Një tjetër pistë ku po hetojnë autoritetet është ajo e hakmarrjes për pazaret e drogës, pasi djali i familjes ishte arrestuar për lëndë narkotike. Sipas Saverio Fortunato, rektor i Institutit Italian të Kriminologjisë, copëtimi i trupave dhe futja e tyre në valixhe mund të jetë një mesazh drejtuar njerëzve të afërt me viktimat, familjes ose miqve.

Trupat që u gjetën në Firence janë të