Kronikë e zezë

Trupi i pajetë i një vajze të re gjendet në Rrenzë të Dibrës

Trupi i pajetë i një vajze të re gjendet në Rrenzë
Foto Ilustruese

Trupi i pajetë i një vajze të re është gjetur ditën e sotme pranë një rezervuari në Rrenzë të Dibrës. Dyshimet e para janë se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes, por nuk përjashtohen pista të tjera.

Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i viktimës, por dyshohet se trupi i përket një vajze rreth moshës 20-30 vjeçare.