Kronikë e zezë

Trupi i pajetë në Durrës i një shtetasi të huaj. Hidhen dyshimet e para

Trupi i pajetë në Durrës i një shtetasi të huaj. Hidhen

Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:45 është gjetur një trup i pajetë në akuariumin e Portit të Durrësit. Trupi i përket një mashkulli.

Policia po punon për identifikimin e tij dhe dyshimet e para lidhen me një ngjarje të javës së kaluar. Katër shtetas marokenë dhe sirianë u hodhën në det duke tentuar të kapnin një traget në lundrim.

Tre prej tyre u ndaluan nga forcat e kufirit, kurse i katërti nuk u gjet.