Kronikë e zezë

Trupi i pajetë që u gjet në Vlorë i përket mësueses që kërkohej prej ditësh nga familjarët

Trupi i pajetë që u gjet në Vlorë i përket

Prej datës 8 tetor ishte larguar nga shtëpia dhe familjaret e denoncuan zhdukjen e saj edhe në rrjete sociale. Sot është gjetur trupi i pajetë i mësueses në pension Nadire Nelaj nga Vlorë. Ajo banonte në fshatin Kotë në Vlorë. Trupi u gjet në zonën e Petroliferës.

Trupi i pajetë që u gjet në Vlorë i përket
Nadire Nelaj

Familjarët e 72 vjeçares raportuan më herët se vuante nga ankthi.

Në fillim u raportua se ishte gjetur trupi i një burri në bregdetin e Vlorës, por pas verifikimeve të Policisë, familjarët e të ndjerës bënë edhe identifikimin.