U akuzua se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse, lihet në burg mësuesi nga Gjirokastra
E Premte 20 Janar 2023, 11:00
TiranaPost
Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg mësuesin që Kleanthi Laçi që akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse në shkollën ku punon.
Për Laçin u dha vendimi i arrestit 40 ditor.
Laçi jep lëndën e edukimit fizik në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në qytetin e Tepelenës. Nga ana e tij mësuesi ka mohuar të ketë ngacmuar seksualisht nxënëset e tij.
Aktualisht i akuzuari ndodhet në spitalin rajonal të Gjirokastrës pas dhunës se ushtruar ndaj tij të dielën e kaluar prej vëllait të njërës prej nxënësve që akuzohet se ka ngacmuar.