Kronikë e zezë

U dyshua për vrasjen e biznesmenëve në Laç, lirohet 21- vjeçari Kreshnik Tusha! Konkluzioni i hetimeve

U dyshua për vrasjen e biznesmenëve në Laç, lirohet 21-

Një muaj pas arrestimit, lirohet 21- vjeçari Kreshnik Tusha i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Laç, ku mbetën të vrarë dy biznesmenët Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Ai ishte lënë në "arrest shtëpie" ndërkohë që 21-vjeçari ishte në spitalin e Traumës.

Ai ishte një nga të dyshuarit kryesor për vrasjen e biznesmenëve pasi shkoi për t’u mjekuar në spital mbrëmjen e 30 majit. Por në të vërtetë 4 ekzektorët e vërtetë ishin të tjerë. Kreshnik Tusha ishte pandehur nga autorët si një person që i kishte ngritur pritë dhe e qëlluan para banesës së tij. Ndërkohë që Tusha ishte vetëm duke shkuar në shtëpinë e tij, ai u transportua pas të shtënave drejt Traumës pasi ishte në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në një hotel në rrugën Laç-Mamurras, ndërsa dyshohet se një konflik i hershëm ka qenë shkaku i përplasjes.

Ndërkohë janë arrestuar Eduart Lamaj, autori kryesor i ngjarjes, Ilir Xhepaj, por në kërkim janë ende bashkëpuntorët Elson Alija dhe Klaudio Përkola.