Kronikë e zezë

U gjet i pajetë në anë të rrugës, i moshuari është qëlluar me armë

U gjet i pajetë në anë të rrugës, i moshuari

Mësohet identiteti i viktimës së të moshuarit që u gjet i pajetë sot në Fushë-Prezë, në kryqëzimin me rrugën e Rinasit, i shtrirë në anë të rrugës.

Mësohet se viktima është 71-vjeçari Abdulla Budlla, nga fshati Hametaq, njësia Prezë, ndërsa në vendngjarje është gjetur edhe mjeti që lëvizte viktima.

Ishin banorët e zonës ata që konstatuan të parët trupin e pajetë të të moshuarit dhe lajmëruan policinë. Nga këqyrja paraprake, në trupin e tij janë konstatuar plagë të shkaktuara nga arma.

Pranë tij është gjetur dhe një pistoletë, ndërsa dyshohet se është qëlluar nga një makinë në lëvizje.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka shoqërua disa persona që mund të kenë dijeni me çfarë ka ndodhur pasditen e sotme.