Kronikë e zezë

Përplasje me armë mes dy të rinjtë tek të 20-tat, njëri arrestohet duke u mjekuar në Spitalin Ushtarak

Përplasje me armë mes dy të rinjtë tek të 20-tat,

Zbardhen detaje nga ngjarja që u shënua sot në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, ku u regjistruan të shtënat me armë. Sipas policisë, një nga autorët e ngjarjes, Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, u arrestua në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

“Elvis Koçi është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në flagrancë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me ngjarjen është shpallur në kërkim Migert Qosja, 25 vjeç. Policia sqaron se 28-vjeçari Koçi, duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me 25-vjeçarin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri.

Materialet hetimore në ngarkim të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje”.