Kronikë e zezë

U përfshi në rrëmbimin e Jan Prengës/ Të arrestuarit do t’i sekuestrohet vila, makina dhe motori

U përfshi në rrëmbimin e Jan Prengës/ Të arrestuarit do

Një prej të akuzuarve si i përfshirë në rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës, Artan Doçajt, do t’i sekuestrohet pasuria. Gjykata Speciale konfirmoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e një banesë dy katëshe në Shkodër, një makine tip fuorsitradë dhe një motori në pronësi të Doçajt.

Pasuria e Doçajve në Shkodër, u bë subjekti i OFL, ditën e dytë të punës së saj, nën akuzat si bashkëpunëtorë të rrëmbimit dhe më pas vrasjes së Jan Prengës më 17 janar 2020, trupi i të cilit është ende në kërkim nga policia.

Gjithashtu, janë gjurmuar edhe pasuritë e regjistruara në emër të familjarëve apo personave të tretë, të cilët janë të detyruar të justifikojnë ligjshmërinë e tyre, në të kundërt konfiskohen nga shteti.

Me aktin normativ anti KÇK, që u miratua një ditë më parë, këto prona mund të përdoren nga shteti edhe në gjendje sekuestroje.