Kronikë e zezë

U vra teksa dilte me gruan, fqinjët flasin për 50 vjeçarin nga Fieri: Ishte njeri i mirë

U vra teksa dilte me gruan, fqinjët flasin për 50 vjeçarin nga

Vrasja me armë mëngjesin e sotëm e 50 vjeçarit teksa po dilte nga shtëpia me bashkëshorten e tij ka tronditur qytetin e Elbasanit.

Ende nuk dihen motivet e vrasjes se 50 vjeçarit nga një person i maskuar i cili pas aktit është larguar me shpejtësi. Banorët e lagjes 'Sheq i Madh' ku ndodhi vrasja, nuk e njohin 50 vjeçarin i identifikuar me emrin Ahmet Toska si person problematik. Ai punonte në një pikë karburanti, ndërsa gruaja e tij punon në një furrë buke.

U vra teksa dilte me gruan, fqinjët flasin për 50 vjeçarin nga

Një banore e lagjes ka treguar: "Në mëngjes më tha djali që u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Ahmeti njeri i mirë ishte. Nuk e di shumë mirë se ku punonte. Gruaja punonte tek një furrë buke".

Policia ndodhet në vendngjarje për të mbledhur provat. Kamerat e sigurisë pranë bizneseve ku ndodhi vrasja janë sekuestruar.