Kronikë e zezë

Nuk ishin ushqyer prej disa ditësh! Policia zbulon detajet rrëqethëse çfarë u gjet në banesën në Kombinat

Nuk ishin ushqyer prej disa ditësh! Policia zbulon detajet

Shefi i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, dha detaje të reja tronditëse për nënën dhe vajzën që u gjetën pajetë në banesën e tyre në Kombinat, ndërsa vajzat tjetër e familjes u gjet në gjendje të rëndë.

Ai tha para mediave se nuk ishte konstatuar shenja të hyrjes me dhunë në banesë dhe deri më tani dyshohet se bëhet fjalë për një vetëflijim. Po ashtu ai zbulon se në banesën u gjetën shënime me përmbajtje fetare dhe se vajzat u konstatua se ishin të paushqyera ditët e fundit.

“Vëllai i viktimës ka njoftuar në polici se nuk ka kontakt me motrën prej dy ditësh dhe me dy mbesat. Është njoftuar menjëherë zjarrfikësja, dhe ne pamundësi për të hapur derën kemi hyrë nga dritarja e derës. Sapo hynë zjarrfikësit konstatuan se zonjën e shtëpisë të ëmën të vdekur, një nga vajzat në gjendje kritike iu dha ndihma e parë dhe në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije, dhe mbi batanije, jorgan, e pajetë vajza tjetër. Paraprakisht eksperti mjeko ligjor komunikoi se mund të jenë vetëflijuar. Kemi gjetur shënime të ndryshme me përmbajtje fetare. Do të bëhet ekspertimi i telefonave dhe kompjuterët. Të dy vajzat kanë qenë të arsimuara. Kanë mbaruar shkollën e lartë, por të papuna. Shihet se ka shenja të mosushqyerjes ditët e fundit”, tha Japupaj.

Viktimat janë Zhaneta dhe Anisa Josifi, ndërsa vajza tjetër e familjes, Blerta, është në gjendje të rëndë në spital.

Lexo me shume: