Vdes në spital 44-vjeçari që u plagos në Pukë, shpallet në kërkim autori i dyshuar
E Mërkurë 28 Shtator 2022, 09:14
TiranaPost
Ka ndërruar jetë në spital 44-vjeçari Pjetër Kola. Pasditen e djeshme u dërgua në spitalin e Shkodrës pasi ishte plagosur, por nuk ka mundur t`u mbijetojë plagëve të marra.
Orët e fundit është shpallur në kërkim autori i dyshuar i vrasjes Martin Pergjini.
Janë ende të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.