Kronikë e zezë

Vëllai plagos vëllanë në derën e shtëpisë, në Lushnje

Vëllai plagos vëllanë në derën e shtëpisë,

Një plagosje me armë zjarri u raportua në orët e para të mëngjesit, në 05:00, nga fshati Ngurëz e Vogël, në Lushnje. Shtetasi Faik Veliu u plagos në derën e shtëpisë së tij. Pak orë më vonë Policia identifikoi autorin e ngjarjes, shtetasin, Sami Veliu, vëlla i Faikut.

Sami Veliu u vu nën pranga, kurse Faik Veliu është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ai ka marrë 3 plumba, 2 në bark dhe një në gjoks. Është ende i paqartë shkaku i konfliktit që çoi në tentativë për vëllavrasje.