Kronikë e zezë

Vjehrri vret nusen në Roskovec dhe më pas var veten

Vjehrri vret nusen në Roskovec dhe më pas var veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Roskovec të Fierit, ku një 30 vjeçare e identifikuar si Merushe Hazizi është vrarë me thikë nga vjehrri i saj Xhevair Hoxha, 61 vjeç. Pas krimit të rëndë 61 vjeçari ka varur vetën në pemë.

Mësohet nga raportimet e mediave se 61-vjeçari Xhavair Hoxha nuk pranonte lidhjen e të birit pasi 30-vjeçarja kishte qenë më parë e martuar. Ky ka qenë dhe motivi i konflikteve të vazhdueshme që kanë çuar autorin të kryejë aktin e rëndë.

Njoftimi

Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.