Kronikë e zezë

Vrasja e dyfishtë në Divjakë, të afërmit e familjes: Hekuran Rrasa ishte me depresion

Vrasja e dyfishtë në Divjakë, të afërmit e familjes:

Hekuran Rrasa 58 vjeç i mori jetën me armë bashkëshortes së tij Fëllënxa Rrasa dhe më pas qëlloi veten duke shkaktuar një tragjedi të dyfishtë për familjen. Për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në fshatin Babunj të Divjakës kanë folur fqinjët e familjes të cilët kanë treguar se ata ishin njerëz të thjeshtë, në vështirësi ekonomike ndonëse në përgjithësi shkonin mirë me njëri tjetrin. Për Hekuran Rrasën ata thonë se kohët e fundit vuante nga depresioni.

Një e afërm me çiftin tregoi:

“Burri im me atë ishin kushërinj me të ndjerin. Ne si kushërinj nuk dimë gjë. Se kanë shkuar mirë. Para 5 ditësh ikën tek prindërit e vet, ikte me djalin e saj dhe më përshëndetën. Edhe burri punonte në komunë. E kemi tonin dhe nuk kemi dëgjuar asgjë. Ndoshta ndonjë depresion. Nga ekonomia nuk ka qenë mirë. Ka vuajtur edhe me nënën dhe nuk ka as shtëpi. Nuk kanë pasur probleme me këtë nusen tani.”

Lexo rrëfimet e fqinjëve:

“Ditët e fundit nuk ishte mirë. Këto 3-4 ditët e fundit.”

“Njerëz të thjeshtë. Fukarenj në hall dhe në punë të vet. I njohim për njerëz të mirë. Nuk kemi dëgjuar asnjëherë për probleme mes tyre. Problemet ekonomike duken. Është ngjarje e rëndë. Nuk e dëshiron asnjeri. Po tani ndodhi.”

Çifti ka lënë pas një djalë i cili në momentin e ngjarjes ka qenë në kafene. Leonard Rrasa ka kërkuar ndihmë duke thënë: “Dua ndihmë nga Zoti, jam mes rrugëve”.

Vrasja e dyfishtë në Divjakë, të afërmit e familjes:

Lidhur me shkaqet e ngjarjes, policia po vijon me hetimet ndërsa djali ka thënë se ngjarja mund të ketë ndodhur nga ndonjë konflikt i çastit.

Krimi i rëndë ndodhi brenda shtëpisë së familjes, me një armë gjahu.

*Tiranapost.al.