Vrasja e dyfishtë në Lezhë/ Babë e bir u vranë nga ish-dhëndri pas divorcit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mbrëmjen e djeshme. Në orën 23:00, ish dhëndri i shtëpisë Besnik Pjetri vrau ish vjehrrin dhe ish kunatin. Mësohet se dy viktimat sapo ishin kthyer nga Italia.
Policia është vënë në ndjekje të autorit.
Grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. (babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.
Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P.