Kronikë e zezë

Vrasja e Eglantina Bucit para 8 vitesh/Njerka i del në mbrojtje thjeshtrit të saj: Shkëlzeni është i pastër

Vrasja e Eglantina Bucit para 8 vitesh/Njerka i del në mbrojtje thjeshtrit

Gruaja e Faik Bucit, babait që urdhëroi djalin e tij, Shkëlzen Buci, që të vrasë motrën Eglantinën për çështje nderi, i ka dalë në mbrojtje bashkëshortit dhe autorit të ndarjes, 37-vjeçarit që e quan si ‘djalin e saj’.

Ajo ka thënë se vuan nga depresioni dhe ka kërkuar që ta lënë të qetë.

"Nuk kam asgjë për të thënë momentalisht, jam e sëmurë me depresion, po të duash të jap kartelën. Me lini të qetë unë do shkoj të jetoj tek vëllezërit e mi s'keni pune në shtëpinë time. Ngjarja është e rëndë, ‘djalin’ dhe burrin i kam të pastër", tha Liria njerka e viktimës Eglantina Buci për ‘Report Tv’.

Liria është gruaja e dytë e Faik Bucit, pas ndarjes së këtij të fundit nga Nafija, në vitin 1993, që është nëna e Shkëlzenit dhe të ndjerës, Eglantinës.

Vrasja e Eglantina Bucit para 8 vitesh/Njerka i del në mbrojtje thjeshtrit
Faik dhe Shkëlzen Buci

Në dëshminë e tyre në polici Faik Buci dhe djali i tij Shkëlzen Buci kanë thënë se s'kanë lidhje me vrasjen e vajzës dhe motrës së tyre.

Vrasja e Eglantina Bucit u zbardh pas 8 viteve, pavarësisht se një pjesë e skeletit u gjet i groposur te Mali me Gropa që në vitin 2012-n, kohë kur ndodhi ngjarje, identiteti i viktimës u zbulua vetëm në 2017-n.

Ka qenë ish-miku i Shkëlzen Bucit, që ka hedhur dritë mbi ngjarjen e 4 shtatorit të 2012-s. Dëshmitari, i cili mbrohet nga policia, më 2017-n iu tha hetuesve se kishte qenë ai që kishte shoqëruar me makinë mikun e tij Shkëlzen Buci dhe motrën e tij për tek Mali me Gropa dhe që prej atij momenti Eglantina ishte deklaruar e zhdukur. Ndërkohë babai është shprehur lidhur me ngjarjen se vajza është rrëmbyer dhe ndodhet në Turqi, ku përdoret si punonjëse seksi.