Kronikë e zezë

Vrasja e Emiljano Ramazanit/ Lirohen babë e bir të arrestuar për ngjarjen e korrikut. Çfarë zbuluan hetimet

Vrasja e Emiljano Ramazanit/ Lirohen babë e bir të arrestuar për

Babë e bir, Albert dhe Seit Manahasa, të arrestuar pak muaj më parë për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan, janë lënë të lirë, pasi nuk rezultojnë të jenë të përfshirë në këtë ngjarje. Gjykata ka vendosur masën 'Detyrim paraqitje' për të dy.

Prokuroria ka pushuar hetimet për dy personat që u arrestuan më 27 korrik, pasi poshtë një sebratori makinash në servisin në pronësi të tyre u gjet një armë tip TT.

Prokuroria dhe Policia e Elbasanit mësohet se pas hetimeve doli në konkluzion se armën e ka hedhur një person i paidentifikuar, pasi nga pamjet një i ri zbret nga mjeti dhe vendos ne sebrator armën.

Ky person, Klevis Kapllanaj, i cili u ekzekutua një muaj më pas pranë banesës së tij me kallashnikov, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, dyshohet të jetë autori i vrasjes së Ramazanit në aksin Elbasan-Peqin. Sipas hetimeve Emiljano Ramazani u vra nga Nuredin Dumani së bashku me Klevis Kapllanajn.

Për shkak të prishjes së pazareve mes tyre pas vrasjes së Ramazanit, dyshohet se Dumani ekzekutoi edhe mikun e tij Kapllanaj më 15 shtator.