Kronikë e zezë

Vrasja në Bathore/ 31-vjeçari ende në arrati, merret në mbrojtje familja e tij

Vrasja në Bathore/ 31-vjeçari ende në arrati, merret në

Autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmë në Bathore, Agron Tanushi vijon të mbetet ende në arrati.

31-vjeçari akuzohet se pas një konflikti me ish-kunatën, Jetmira Hasani e ka vrarë atë me armë zjarri.

Mësohet se vrasja është kryer me një armë zjarri pushkë, ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 4 gëzhoja.

Sipas informacioneve të deritanishme, viktima 34-vjeçare dhe autori kanë qenë të pajisur me urdhër-mbrojtje për shkak të konflikteve që kishin prej kohësh me njëri-tjetrin për pronësinë e banesës pas divorcit të vëllait të tij.

Po ashtu policia bën me dije se ka marrë në mbrojtje familjen Tanushi.

Jetmira Hasani u vra mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00 në Bathore. Mësohet se pas vrasjes, 31-vjeçari Agron Tanushi është larguar me shpejtësi duke lënë në banesë armën e krimit.