Kronikë e zezë

Vrasja në Bathore/ Dëshmia e kunatës së viktimës: Shkak i ngjarjes ishte ish-vjehrra, përgëzoi të birin pas krimit

Vrasja në Bathore/ Dëshmia e kunatës së viktimës: Shkak

Të tjera detaje kanë dalë në dritë sot lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Bathore disa ditë më parë, ku kunati Agron Tanushi qëlloi për vdekje kunatën e saj Jetmira Hasani. Kunata e 34-vjeçares së ndjerë ka deklaruar sot në emisionin “Me zemër të hapur” se çfarë ndodhi ditën e ngjarjes.

Ajo tha se ishte bashkë 34-vjeçaren për të marrë rrobat e saj në shtëpinë e ish-bashkëshortit të Jetmira Hasanit. Sipas saj vjehrra e Jetmirës nuk i kishte lejuar të hynin brenda pa ardhur në shtëpi Agroni, por policia e kishte bindur. Pas largimit të policisë siç tregon kunata e së ndjerës Agroni kishte nisur të konfliktohej me Jetmirën dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste. Ajo tregon se në momentin që kishte dalë jashtë kishte parë Agronin, i cili kishte qëlluar me armë Jetmirën dhe ish-vjehrrën e saj e cila përgëzonte të birin për krimin që kishte bërë.

Pjesë nga intervista:

Çfarë ndodhi ditën e ngjarjes?

Ditën e parë unë isha në shtëpi me kunatën pasi i lejohej të futej në shtëpi. Vjerra e saj doli jashtë duke bërë llafe duke i thënë pse keni ardhur, dilni jashtë etj. Morëm policinë në telefon dhe erdhën. Ata i thanë vjerrës së kunatës të hapë derën sepse në do të merrnim rrobat e kunatës. Ajo kërkoi që të vinte djali i saj më parë, Agroni. Edhe ai si e ëma tha që të mos hynim brenda. Jetmira jetonte në atë shtëpi dhe një ditë para ngjarjes kemi qenë në shtëpinë ku ajo banonte. Policia i bindi, ata hapën derën dhe ne bëmë gati rrobat dhe ikëm dhe gjysmën e rrobave i lamë për ti marrë të nesërmen. Ditën tjetër Jetmira shkoi pak përpara  dhe kunati kishte filluar të bënte fjalë me të dhe i kishte thën do të të vras. Sërish erdhi policia dhe unë hyra brenda për të ndihmuar për rrobat. Më pas policia iku. Kur dola jashtë pashë që ai goditi kunatën në shpatull, ajo u rrëzua, më pas qëlloi me breshëri. Më pas ai u kthye nga unë, por nuk më kapi. Kur jam kthyer kam parë çfarë kishte ndodhur dhe vjehrrën e Jetmirës që përqafoi djalin dhe i tha: Bravo të qoftë. Jam e sigurt që vjehrra ka qenë shkaktarja kryesore që ndodhi kjo ngjarje. Kunata nuk jetonte vazhdimisht aty sepse nuk kishte as drita dhe as ujë. Ajo shkonte herë pas herë aty, me shkëputje, kur kishte vajzën në shkollë.

Ku është ish-burri i së ndjerës tashmë?

Nuk e di por nuk banon këtu. Burri ka qenë në kundërshtim me Jetmirën sepse pranonte nënën dhe vëllanë. Por kryesisht Jetmira problemet i ka pasur me vjehrrën. Ata nuk donin që Jetmira të jetonte aty. As gocën 8 vjeçe s’ja ka pa një herë me sy.

Sa urdhër mbrojtje ka marrë Jetmira?

Merrte vazhdimisht. Sapo i mbarohej njëri, merrte tjetrin.