Kronikë e zezë

Vrasja në Bathore/ Gruaja po largohej nga shtëpia e ish-bashkëshortit kur u qëllua për vdekje nga kunati

Vrasja në Bathore/ Gruaja po largohej nga shtëpia e

Një grua u vra në banesë nga kunati i saj, në zonën e Bathores, në rrugën “Apollonia”, pasditen e sotme rreth orës 17:40. Viktima është Jetmira Hasani dhe autori i dyshuar është Agron Tanushi, i cili ndodhet aktualisht në arrati ndërsa arma e krimit nuk është gjendur.

Vrasja në Bathore/ Gruaja po largohej nga shtëpia e
Autori Agron Tanushi

Hasani ka qenë e divorcuar prej 4 vitesh me ish-bashkëshortin e saj që ndodhet në Greqi. Sipas raportimeve, edhe pse ishte e divorcuar, ajo vazhdonte të jetonte në shtëpinë e ish-bashkëshortit.

Banorët e zonës kanë thënë për mediat viktima është parë pasditen e sotme duke bërë gati plaçkat e saj për t’u larguar nga shtëpia dhe në atë moment ka ndodhur konflikt dhe më pas vrasja. Konflikti duket se kishte nisur për shkaqe pronësie, ndërsa ka informacione kontradiktore nëse Jetmira Hasani jetonte bashkë me familjen e ish-bashkëshortit të saj apo në një shtëpi më vete.