Kronikë e zezë

Vrau bashkëjetuesen dhe motrën e saj në Tiranë, arrestohet autori i krimit

Vrau bashkëjetuesen dhe motrën e saj në Tiranë, arrestohet

Përparim Ademi, autori i krimit të rëndë të mëngjesit të sotëm në Tiranë, i cili ekzekutoi me armë automatik bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj është vënë në pranga.

Ademi është prangosur nga uniformat blu në tentativë për të dalë nga Tirana.

Ngjarja ndodhi në Astir në rrugën “Bajram Dushi” gjatë një konflikti të çastit ku mbetën të vrara dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metanika.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Policia e Tiranës vë në pranga autorin e krimit të dyfishtë.

Si rezultat i rrethimit të zonës, pikave të kontrollit dhe trysnisë së ushtruar nga shërbimet e Policisë u bë e mundur vënia në pranga e autorit Përparim Ademi.

Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.