Kronikë e zezë

Vrau dhe dogji burrin e vjehrrën, gjykata jep vendimin për Hysnie Hoxhallarin dhe të dashurin e saj

Vrau dhe dogji burrin e vjehrrën, gjykata jep vendimin për Hysnie

Gjykata ka dhënë vendimin për ngjarjen e ndodhur në mars të 2018-ës dhe ka dënuar me 35 vite burg Hysnie Hoxhallarin, kurse me burgim të përjetshëm të dashurin e saj Kasem Pirjasi për vrasjen e Olsi dhe Selkie Hoxhallarit.

Vrau dhe dogji burrin e vjehrrën, gjykata jep vendimin për Hysnie
Selkie Hoxhallari

Dy vite më parë, Hysnie Hoxhallari në bashkëpunim me Kasem Pirjasi vrau vjehrrën dhe burrin dhe më pas dogji dhomën ku ata flinin.

Ngjarja u duk në fillim si aksidentale, por ditë pas dite dolën në dritë faktet tronditëse.

Olsi Hoxhallari, bashkëshorti i Hysnies ishte kthyer nga emigrimi, duke i krijuar kështu pamundësinë të shoqes të takonte lirshëm Pirjasin.

Vrau dhe dogji burrin e vjehrrën, gjykata jep vendimin për Hysnie
Kasem Pirjasi dhe Hysnie Hoxhallari

Ky i fundit (bashkautor i krimit) ishte njëherësh burri i këshërirës së Hysnie Hoxhallarit.