Kronikë e zezë

Vriten me armë dy vëllezër në Krujë

Vriten me armë dy vëllezër në Krujë

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kësaj të enjteje Krujën, pasi dy vëllezër u ekzekutuan me armë zjarri. Viktimat janë Gazmir dhe Xhentil Bardhi, 34 dhe 24 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:25 në fshatin Gramëz, e ndërsa nga raportimet e para i dyshuar kryesor për këtë ngjarje është bashkëfshatari i viktimave, Roland Pula.

Dy vëllezërit u qëlluan me kallashnikov për motive ende të paqarta, teksa ndërruan jete rrugës për në spital.

"Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhë në ndihmë të tyre janë nisur dhe Specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.