Kronikë e zezë

Vritet me gjakftohtësi 47-vjeçarja shqiptare në Milano

Vritet me gjakftohtësi 47-vjeçarja shqiptare në Milano

Një grua 47-vjeçare nga Shqipëria e cila punonte si prostitutë në Milano ka humbur jetën pasi është goditur me thikë ditën e sotme nga një mashkull i veshur me të zeza që është larguar nga vendi i krimit menjëherë pas aktit dhe është ende në kërkim.

Raportohet se Luljeta Heshta jetonte e dokumentuar ligjërisht në Itali, por ishte me precedent penal. Autoritetet italiane po hetojnë ngjarjen, por ende nuk dihet fakti që ka shtyrë agresorin të godasë 5 herë me thikë shqiptaren, e cila ka ndërruar jetë në spitalin “Humanitas di Rozzano” ku u dërgua me urgjencë pas incidentit fatal.

Tiranapost.al