Kronikë e zezë

Qëllohet për vdekje biznesmeni Niko Goro në Himarë

Qëllohet për vdekje biznesmeni Niko Goro në Himarë

Niko Goro, biznesmeni nga Himara është qëlluar për vdekje ndërkohë që kishte dalë shëtitje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit dhe mësohet se biznesmeni është qëlluar me 5 plumba.

Mësohet se biznesmeni Niko Goro, 51 vjeç, djali i xhaxhait të kryebashkiakut, Jorgo Goro, është ekzekutuar sapo doli nga supermarketi në pronësi të motrës së tij, edhe kjo e fundit e plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se autorë të ngjarjes kanë qenë 4 persona, të cilët ishin duke lëvizur me një furgon, kur njëri prej tyre ka zbritur dhe ka qëlluar në drejtim të Goros me breshëri kallashnikovi. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, disa km larg, është arritur kapja e autorit. Ai është Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë, ndërkohë që është gjetur arma e krimit dhe furgoni " Volksëagen".

Ndërkohë, ende nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por Niko Goro ishte një sipërmarrës i njohur në Himarë, pasi kishte në pronësi bar-kafe dhe një hotel.