Kronikë e zezë

Vritet pranë shtëpisë së tij një 55-vjeçar në Shkodër

Vritet pranë shtëpisë së tij një 55-vjeçar

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Shkodër. Viktima Nazmi Bandula, 55 vjec, është vrarë pranë banesës së tij në lagjen “Rus”.

Në 2020-ën Bandulla i shpëtoi një atentati kur makinës së tij i vunë tritol. Në atë kohë Bandulla deklaroi se nuk ia kishte idenë kush mund të kishte dashur ta vriste. Më herët ai është arrestuar për shkak të një konflikti pronësie me vëllain e tij.

Nuk dihen ende arsyet e ngjarjes së rëndë që ndodhi sot, ndërsa raportohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po grumbullon provat e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e saj.