Xhaxhai i Ervis Martinajt: Nipi im është vrarë
3 muaj e gjysmë nga zhdukja e Ervis Martinajt, xhaxhai i tij Faik Martinaj ka deklaruar se nipi i tij është vrarë. Në një intervistë për emisionin “Pa Gjurmë, ai ka thënë se edhe kufoma e Ervisit mund të jetë zhdukur.
“Ai është vrarë dhe kufoma është zhdukur. Kundërshtarët politikë e kanë eliminuar. Hasmi nuk të zhduk xhenazen”, tha ai. Ai ka deklaruar po ashtu se se kontaktet e fundit të familjes me Martinajn janë ato të datës 9 Gusht, një ditë para denoncimit për zhdukjen e tij. “Ervisi më dërgoi mesazh më 9 gusht, rreth orës 19:23. Na përshëndeti, s’na tha ku ishte,” shtoi Faik Martinaj.
Ekzekutimi i Martinajt, sipas tij ka ardhur pas dëshmisë së Nuredin Dumanit ku tha se Ervis Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro për të eliminuar ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Doklen.
Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Policia ka kryer disa kontrolle në qytete të ndryshme, por ende asgjë nuk konfirmohet për fatin e “mbretit” të lojërave të fatit.