Kronikë e zezë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 33-vjeçarit në Rrogozhinë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 33-vjeçarit në

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 33-vjeçarit Klevis Kapllani.

Dyshohet se 33-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi një natë më parë, rreth orës 23:00. Në vendin e ngjarjes është gjetur gjithashtu një pistoletë e papërdorur. Por në trupin e tij është qëlluar me 10 plumba.

Sipas informacioneve të deritanishme bëhet me dije se Kapllani kishte dalë për kafe, por nuk u kthye më në shtëpi. Kapllani u gjet i pajetë në makinë në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.

Kapllani rezulton se ka qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike. Ai kishte dy vjet që ishte kthyer dhe s’kishte pasur probleme në Shqipëri.