Kronikë e zezë

Zbardhet krimi ndaj dy miqve në Elbasan, policia zbulon emrat e vrasësve me pagesë

Zbardhet krimi ndaj dy miqve në Elbasan, policia zbulon emrat e

Zbardhen vrasjet e dy miqve Emiljano Ramazanti dhe Regis Runajt në Elbasan, ngjarje që u regjistruan më 20 dhe 29 korrik.

Për vrasjet janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të përfshirë, Xhuliano Hoxha, 29 vjeç dhe Euglen Halili, 23 vjeç, që mendohet të jenë vrasës me pagesë. Sipas autoriteteve, të njëjtët persona dyshohen edhe për vrasjen e Emiliano Ramazanit, i vrarë disa ditë më parë.

Sipas policisë Runaj u vra në të njëjtën ditë me Ramazanin, por trupi i tij u gjet 9 ditë më vonë, ndërsa dy viktimat ishin miq me njëri-tjetrin.

Për vrasjen e Emiljano Ramazanit janë arrestuar atë e bir, Albert Manehasa, 64 vjeç dhe Seit Manehasa 37 vjeç.

Arma e krimit, një pistoletë 54TT u gjet në servisin e Seitit, poshtë sabratorit të një makine, me një krehër dhe një fishek luftarak.

“Nga hetimet intensive ka rezultuar se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e shtetasit E. R., ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit, pasi nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës. Po nga hetimet rezulton se këta shtetas, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre”, deklaroi policia në një konferencë për shtyp.

Policia mori informacion në rrugë operative, se në biznesin e Seit Manehasës ndodhej arma e krimit, dhe dje u ndërmor një operacion i gjerë i policor, ku forcat 'Shqiponja', RENEA dhe FNSH kryen disa kontrolle dhe arrestime.