Kronikë e zezë

Zbardhet dosja e vrasjes së Eglantina Bucit, në eshtrat e viktimës u konstatuan thyerje dhe djegie

Zbardhet dosja e vrasjes së Eglantina Bucit, në eshtrat e

Gjykata Penale e Tiranës ka zbardhur vendimin për vrasjen e Eglantina Bucit më 2012-ën, eshtrat e së cilës u gjetën në Malin me Gropa.

 Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”  për Faik dhe Shkëlzen Bucin.

Në vendimin e gjykatës thuhet se nga policia gjyqësore janë përpiluar vendimet për kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor për eshtrat e gjetura në Malin me Gropa.

Në dosjen e zbardhur nga “ABC News” thuhet se në eshtrat e skeletit janë konstatuar kryesisht thyerje dhe ngrënie të shkaktuara nga veprimi kryesisht pas vdekjes dhe disa shenja djegie,të cilat gjithashtu mund të jenë shkaktuar para dhe pas vdekjes.

“Në eshtrat e skeletit u konstatuan kryesisht thyerje dhe ngrënie të shkaktuara nga veprimi kryesisht pas vdekjes, i faktorëve të ndryshëm, pa u përjashtuar shkaktimi i tyre eventualisht me mjete, po kështu u vënë re disa shenja djegie, që mund të jenë shkaktuar para ose pas vdekjes”, citohet në dosje.

Në vendim thuhet edhe se si lindi konflikti mes Eglantina Bucit dhe familjarëve te saj.

“Eglantina nuk ka pranuar të fejohet me personin e zgjedhur nga ai për fejesë. Ky fakt ka çuar në largimin nga shtëpia të shtetases Eglantina Buci me personin që ajo ka dashur dhe kur është larguar ka marrë një sasi parash nga shtnia.

Pas kallëzimit të Faikut për largimin nga banesa të vajzës së tij Eglantinës, policia ka arritur të gjejë Eglantinën dhe pas kryerjes së procedurave ligjore e kanë dërguar në qendrën e rehabilitimit në Linzë Tiranë.

Konfliktet mes Faik Bucit dhe vajzës së tij kanë vazhduar dhe pasi kjo e fundit ka shkuar të jetojë tek xhaxhai i saj Bashkim Buci, duke mos mbajtur asnjë kontakt me familjen e saj”, citohet më tej.

Në dosje thuhet se nga analiza e veprimeve hetimore rezulton se shtetasi Shkëlzen Buci ka kryer vrasjen e motrës së tij Eglantina Buci, në dijeni dhe me porosi të babait Faik Buci, i cili gjithashtu ka kërcënuar për të mos kallzuar edhe dëshmitarin e mbrojtur nga policia.

“Nga analiza e veprimeve hetimore të kryera dhe nga dyshime të arsyeshme, rezulton se shtetasi Shkëlzen Buci ka kryer vrasjen e motrës së tij Eglantina Buci, në dijeni dhe me porosi të babait Faik Buci, i cili gjithashtu ka kërcënuar për të mos kallzuar edhe dëshmitarin e mbrojtur nga policia.Gjithashtu ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Faik Buci ka tentuar në një rast të vrasë dëshmitarin e mbrojtur M.T. vajzën e tij Eglantina Buci, por për shkak të shmangies së Eglantinës, nuk ka arritur të realizojë qëllimin e tij”, citohet më tej në dosje.

Sipas të dhënave që pasqyrohen në dosje, Faik Buci nuk ka kryer asnjë njoftim apo kallzim mbi zhdukjen e Eglantinës.

Ndërkohë që rezulton se i dyshuari Shkelzen Buci ka paramenduar të gjitha veprimet, që nga krijimi i marrëdhënieve afruese dhe besuese me motrën e tij Eglantina Buci, takimet dhe orientimet e shokut të tij M.T. për këtë qëllim, sigurimi i armës së krimit, automjetin dhe itinerarin e ndjekur, si dhe vendin e zgjedhur për kryerjen e vrasjes.