Kronikë e zezë

Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore për gruan që u gjet pajetë në shtëpinë e saj në Laprakë

Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore për gruan që u gjet pajetë

E moshuara që u gjet e pajetë sot në banesën e saj mësohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Veronika Ramadani, 67 vjeçe, jetonte vetëm me djalin e saj në rrugën “Gjon Kastrioti” në Laprakë.

Pas ekspertimit mjeko-ligjor, policia bën me dije se u konstatua se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Sipas fqinjëve, 67 vjeçarja e cila vuante nga skleroza shihte halucinacione, pasi u trokiste në derë mes të natës dhe u thoshte se persona të tjerë shkonin për t'i marrë jetën.

Dyshohet se i biri i cili vuan nga epilepsia si dhe është përdorues i lëndëve narkotike, ushtronte dhunë ndaj nënës së tij.

Policia ka lënë të lirë 45-vjeçarin Julian Zisi, i cili ishte shoqëruar në komisariat.