Kronikë e zezë

Zbardhet pas tetë vitesh vrasja e 31-vjeçares që u gjet e groposur tek Mali me Gropa. Autorët janë babai dhe i vëllai

Zbardhet pas tetë vitesh vrasja e 31-vjeçares që u gjet e
Foto ilustruese

Pas tetë vitesh, hetimet kanë arritur të zbardhin vrasjen e ndodhur në 2012-n në vendin e quajtur “Mali me Gropa”, në Tiranë. Ngjarja lidhet me vrasjen e Eglantina Bucit, 31-vjeçares të lindur në Dibër dhe banuese në Babrru, të cilës iu gjetën disa pjesëve të eshtrave më 14 shtator të 2012-s, në atë zonë.

Autorë të vrasjes së saj babai dhe i vëllai, F. Buci, 66 vjeç dhe Sh. Buci, 37 vjeç, që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me pistoletë të renë dhe më pas e kanë groposur në Malin me Gropa.

Sipas njoftimit të policisë, motivi i vrasjes ishte largimi i Eglantina Bucit nga banesa për të bashkëjetuar me një person, pa dëshirën e tyre.

Vëllai i viktimës, Sh. Buci, ndodhet aktualisht në burg pasi po vuan dënimin me 13 vite për “Vrasje me paramendim” të ngelur në tentativë, të ndodhur në Tiranë, në vitin 2017.

Ndërsa babai i viktimës, F. Buci u arrestua dhe i është dhënë masa e sigurisë ‘arrest me burg’. Në momentin e kapjes këtij shtetasi i është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë thikë.

Materialet në ngarkim të shtetasve F. Buci dhe Sh. Buci i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për veprat penale ”Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, ”Mbajtja pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” dhe ”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .