Kronikë e zezë

Zbulohet shkaku i vdekjes së 16-vjeçares shqiptare në Greqi

Zbulohet shkaku i vdekjes së 16-vjeçares shqiptare në Greqi

Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar shkakun e vdekjes së 16-vjeçares shqiptare M.H, trupi i së cilës u gjet i pajetë pranë një kishe në Trikala.

M.H ka pësuar vdekjen nga goditja në kokë dhe gjoks e shkaktuar nga rënia nga lartësia.

16-vjeçarja ishte në një lidhje me një 27-vjeçar, efektiv policie, të cilin ka dalë nga shtëpia për ta takkuar, por nuk u kthye më.

Dyshimet e para janë për një vetëvrasje, por familja kërkon hetime të mëtejshme, duke mos e pranuar këtë version.