Kronikë e zezë

Zbulohet shkaku i vdekjes së nënës dhe vajzës nga Kombinati

Zbulohet shkaku i vdekjes së nënës dhe vajzës nga Kombinati

Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se nënë e bijë e kanë humbur jetën nga mosushqyerja. Ato e refuzuan ushqimin në shenjë sakrifice për të vdekur dhe për t`u ringjallur në një botë më të mirë.

Zbulohet shkaku i vdekjes së nënës dhe vajzës nga Kombinati
Zhaneta, në mes Anisa dhe Blerta Josifi, foto nga Bashkesia Permet

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kombinat. Pasditen e djeshme u gjetën pa jetë Zhaneta dhe Anisa Josifi dhe në gjendje kritike për jetën vajza tjetër Blerta.

Kjo e fundit ka treguar disa detaje mbi ngjarjen duke zbuluar se motra kishte ndërruar jetë prej disa kohësh dhe e lyenin me vaj për të mos u dekompozuar.

Ka folur për News 24 edhe kunati i Zhaneta Josifit i cili ka pohuar se të treja ishin besimtare prej vitesh, pjesë e sektit “Dëshmitarët e Jehovait”.

“Kishte një vit që nuk e takoja Anisën. Kur kam shkuar në shtëpi kunata dhe vajza tjëtër më kanë thënë që se ka mbushur ende afatin për të dalë dhe nëse unë do e shihja Anisën e ndëshkonte Zoti”, ka thënë ai.

Shkak për zbulimin e ngjarjes tronditëse ka qenë moskomunikimi i të afërmve me to dhe era e rëndë që vinte nga banesa e tyre. Besohet se Anisa Josifi kishte 15 muaj që kishte vdekur.

Lexo më shumë: