Aktualitet

Kryebashkiaku i Novi Sad denoncon presidentin Vuçiç: I përfshirë në kultivimin e marijuanës

Kryebashkiaku i Novi Sad denoncon presidentin Vuçiç: I

Në një fermë në Serbi, që sapo ishte vizituar nga përfaqësues të qeverisë serbe, u zbulua një sasi marijune dhe opozita akuzon presidentin për përfshirje në trafik droge të llojit të marijuanës.

Sipas opozitës serbe,pasi pronari i fermës u arrestuar nga policia, pronari i ka telefonuar të parit vëllanë e presidentit Vuçiç.

Sipas mediave opozitare serbe, kryebashkiaku i Novi Sadit, i njohur si rival politik i Vuçiç, Milosh Muçeviç, ka denonduar personalisht presidentin dhe vëllanë e tij.

Image result for Miloš Vučević Novi Sad

Sipas tij vëllezërit Vuçiç janë të përfshirë në kultivimin e marijuanës në një fermë në Jovanicë. Ai thotë se ky është një lajm ndaj të cilit askush nuk duhet të qëndrojë indiferent.

“Qytetarët duhet të dinë të vërtetën dhe autoritetet serbe duhet të bëjnë të mundur që kjo të ndodhë sa më shpejt”

Në Serbi prej kohësh ka pasur krizë polike, pasi opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, dhe largimin e Vuçiç, por vetë presidenti ka thënë se sikur 5 milion njerëz të dalin në rrugë nuk do lëshojë postin deri sa të vijë dita e zgjedhjeve./ Tiranapost.al.