Politikë

Kryebashkiakut të Devollit i kyçin derën e institucionit, iu desh të thyejë bravën për të hyrë në zyrë

Kryebashkiakut të Devollit i kyçin derën e institucionit, iu

Kryetarit të ri të Bashkisë së Devollit, Eduard Duro i është dashur të thyejë braven e derës së institucionit për të hyrë brenda. Kjo për faktin se ish-kryetari demokrat Bledion Nallbati nuk ka pranuar t’ia dorëzojë detyrën, duke pretenduar se respekton dekretin e Presidentit Meta për zgjedhjet vendore.

Nisur nga kjo situate, në prani të një komisioni të cilët kanë mbajtur procesverbal, është thyer brava e derës dhe kryetari i ri ka hyrë në ambientet e zyrës.

“I kam bërë kërkesë kryetarit paraardhës dhe komisariatit të policisë Devoll, që personat e paautorizuar nuk duhet të rrinë në territorin e bashkisë. Aty kishte njerëz që nuk janë pjesë e këtij komuniteti, nuk lejohet të protestojnë në korridoret e bashkisë. Kryetarit i kërkoj dorëzimin e zyrës. Pas orës 16:00 policia të jetë prezente në hapjen e institucionit të bashkisë. Ne do ta hapim qetësisht”, është shprehur Duro. /Tiranapost.al/

http://www.tiranapost.al/foto-militante-te-pd-futen-ne-bashkine-e-devollit-nallbati-nuk-ka-as-kryetar-as-keshill-te-ri-mbrojme-kushtetuten/