Politikë

Kryemadhi “dorëzohet” para të rinjve: Ne dështuam, nuk bëjmë dot shtet

Kryemadhi “dorëzohet” para të rinjve: Ne dështuam,

Duke lënë pas thirrjet për protesta, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u ka bërë apel të rinjve që të kontribuojnë në përmirësimin e situatës në vend, pasi sipas saj “politika ka dështuar në bërjen e Shqipërisë shtet”.

Këto deklarata, Kryemadhi i bëri pasditen e sotme gjatë një takimi me maturantët, ku kanë diskutuar për problemet e arsimit parauniversitar dhe Maturës Shtetërore.

“Qëllimi ynë nuk është të tregojmë muskujt para kundërshtarit, por të tregojmë dijen tonë. Ne dështuam në bërjen e Shqipërisë. Ju japim forcën dhe kurajën që të bëni Shqipërinë që ju e meritoni. E them këtë me bindje të plotë”, tha kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. /Tiranapost.al/