Politikë

Kryeministri asnjë koment për hetimin ndaj Bashës, Spiropali: Nuk hedhim akuza, presim vendimin

Kryeministri asnjë koment për hetimin ndaj Bashës, Spiropali: Nuk

Prej disa kohësh kryeministri Edi Rama nuk e thërret më as artist, nuk bën batuta dhe nuk e sulmon kundërshtarin e tij, liderin e opozitës, Lulzim Basha. Sot Basha është thirrur i pandehur në Gjykatën e Tiranës përballë Prokurorisë, për çështjen e lobimit me 675 mijë dollarë në SHBA përmes kompanisë ‘offshore’ Biniata Trade, për zgjedhjet e vitit 2017.

I vetmi koment nga qeveria ka qenë nga ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin dhe zëdhënësja Elisa Spiropali, që për “Report TV” tha:

“Ne nuk kemi ndër mend të bëjmë atë që bën Lulzim Basha përditë të dalë të hedhë akuza. Është një hetim goxha i gjatë. Në dijeninë time akuzat janë për pastrim parash. Por ne nuk jemi prokuror dhe as gjykatës. Ka një problem moral. Duhet të përgjigjet. Ne nuk jemi nga ata që e copëtojmë publikisht tjetrin pa u marrë vendimi, ama kërkojmë një sistem hetimi të pandikuar. Nuk është hera e parë që Lulzim Basha përballet me akuza të tilla të cilat më herët janë mbyllur për procedurë. Nuk dua të spekuloj mbi vizitat”./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/basha-zyrtarisht-i-pandehur-per-lobimin-rus-akuzohet-per-falsifikim-formulari-dhe-fshehje-te-financimeve/

http://www.tiranapost.al/i-pandehur-per-lobimin-rus-distancohet-ristani-une-personalisht-skam-firmosur-gje-nuk-kam-dijeni-cfare-ka-bere-basha/