Aktualitet

Kryeministri Conte ka një thirrje për studentët shqiptarë që ndodhen në Itali

Kryeministri Conte ka një thirrje për studentët shqiptarë

Studentët shqiptarë që përfundojnë universitetin në Itali do të ishte më mirë për shtetin italian dhe shqiptar që të ktheheshin në atdhe. Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ia bëri këtë thirrje të rinjve që studiojnë apo duan të studiojnë në vendin ku qeveris ai.

“Kam pasur rastin të njoh studentë shqiptarë dhe që janë shumë të përgjegjshëm. Edhe në sektorin kërkimor do të doja të forconim bashkëpunimin që të kthehen në Shqipëri ata studentë që kanë zgjedhur Italinë për të perfeksionuar njohuritë e tyre. Unë them gjithmonë që është vërtetë e bukur që të përjetosh një eksperiencë jashtë shtetit, por do të ishte shumë bukur që studentët të kthehen në tokën e tyre të origjinës që të pasqyrojnë përvojën", tha Conte./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/kryeministri-italian-do-te-luftoj-te-enjten-dhe-te-premten-qe-ti-thuhet-po-shqiperise/