Aktualitet

Kryeministri italian Conte vjen për herë të parë në Tiranë, kjo është axhenda e takimit me Ramën dhe Metën

Kryeministri italian Conte vjen për herë të parë në

Giuseppe Conte sot vjen në Tiranë për një vizitë zyrtare. Kryeministri Italian do të takohet me kryeministrin Rama, sipas axhendës në orën 15:30 në Pallatin e Brigadave që do të pasohet me një konferencë të përbashkët për shtyp, ndërsa në orën 17:30 do të takohet me presidentin Ilir Meta, në zyrën e tij.

Conte vjen për herë të parë në Shqipëri, në një vizitë zyrtare. Kjo vizitë vjen pak ditë para vendimit të BE-së për negociatat me Shqipërinë, ndërkohë që flitet se sot ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së do të mblidhen në Luksemburg ku do të diskutojnë për negociatat me dy vendet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut./ Tiranapost.al. E.B

Image result for Giuseppe Conte