Politikë

Kryeministri Rama reagon për marrëveshjen me opozitën

Kryeministri Rama reagon për marrëveshjen me opozitën

Me një mesazh 'ngacmues' në Twitter, kryeministri Edi Rama ka reaguar për marrëveshjen me opozitën për Reformën Zgjedhore. Ai e cilëson rikthim të arsyeshëm, vendimin që mori sot lideri demokrat Basha bashkë me aleatët, për të ulur në një tryezë dy negociatorët e opozitës.

Postimi i plotë:

Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor.

Dy negociatorët e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, zhvilluan sot një takim me dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/reforma-zgjedhore-perfundon-takimi-qe-uli-ne-tryeze-opoziten/